LAJMI I FUNDIT:

Në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë, presidenti ukrainas i drejtohet turmës: Ne do ta fitojmë këtë luftë

Në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë, presidenti ukrainas i drejtohet turmës: Ne do ta fitojmë këtë luftë
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një fjalim surprizë përmes një video-telefonate gjatë hapjes së Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.

Reklama

Me flamujt ukrainas të mbështjellë pas tij, Zelensky tërhoqi një ovacion të zhurmshëm dhe foli gjatë për lidhjen midis kinemasë dhe realitetit.

Volodymyr po ashtu bëri një deklaratë për të pranishmit në Palais teksa iu drejtua turmës me fjalët: “Ne do ta fitojmë këtë luftë”.

Volodymyr Zelensky

Ai iu referua filmave si “Apocalypse Now” i Francis Ford Coppola dhe “The Great Dictator” i Charlie Chaplin si jo të ndryshëm nga rrethanat aktuale të Ukrainës.

Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

“Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri që do të tregojë se kinemaja e kohës sonë nuk është e heshtur”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Sot kinemaja nuk hesht. Mbani mend këto fjalë. Pushteti që i kanë marrë popullit do t’i kthehet popullit”.

Foto: Twitter

Lufta në Ukrainë do të jetë një prani e rregullt në Kanë, ku festivali ka ndaluar pjesëmarrjen e rusëve.

“Jam i sigurt se diktatori do të humbasë”, përfundoi Zelensky, i cili nuk e përmendi kurrë presidentin rus Vladimir Putin me emër. Zelensky shtoi: “Lavdi Ukrainës”.

Në festival janë të përfshirë edhe disa filma nga kinematografët e shquar ukrainas, duke përfshirë dokumentarin e Sergei Loznitsa “The Natural History of Destruction”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Magazina
Fjolla Morina thotë se familja e saj ka prejardhjen nga Familja Haklaj në Tropojë

Fjolla Morina thotë se familja e saj ka prejardhjen nga Familja Haklaj në Tropojë

Magazina
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Adriana Matoshi vë në pah linjat dhe barkun e tonifikuar në imazhet e fundit

Adriana Matoshi vë në pah linjat dhe barkun e tonifikuar në imazhet e fundit

Magazina
Vesa Luma shijon pushimet në Shqipëri, tregon linjat trupore me një fotografi nga plazhi

Vesa Luma shijon pushimet në Shqipëri, tregon linjat trupore me një fotografi nga plazhi

Magazina
Rita Ora del për të bërë blerje në Sydney, burri i vet shkon ta marrë me veturën luksoze

Rita Ora del për të bërë blerje në Sydney, burri i vet shkon ta marrë me veturën luksoze "Porsche" në vlerë afro 190 mijë euro

Magazina
Kalo në kategori