LAJMI I FUNDIT:

Në Hagë u shfaq incizimi i pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës

Në Hagë u shfaq incizimi i pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës

Prokurorët në procesin gjyqësor në Tribunalin e Hagës, kundër të akuzuarve, Jovica Stanishiq, dhe Franko Simatoviq Frenki, e kanë shfaqur sot incizimin e pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës, që e kanë kryer pjesëtarët e njësisë serbe, “shkorpionët”.

Dëshmitar i prokurorisë ishte Goran Stopariq, pjesëtar i atëhershëm i “shkorpionëve”, i cili tha se ishte dëshmitar i këtyre vrasjeve, për të cilat tha se i ka urdhëruar komandanti i “shkorpionëve”, Sllobodan Mediq, i njohur si Boca.


Stopariq dje e ka vërtetuar aktakuzën se “shkorpionët” ishin nën kontrollin e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, shef i së cilës ishte i akuzuari i parë, Jovica Stanishiq, ndërsa i akuzuari i dytë, Franko Simatoviq Frenki, ishte operativisti kryesor, raporton agjencia Beta.

Të dy këta persona akuzohen për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë, në periudhën 1991-95.

Ky incizim i pushkatimit ishte shfaqur për të parën herë në Tribunalin e Hagës, në qershor të vitit 1995, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori