Komuna e Gostivarit i informon qytetarët e saj, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të hënën (5 shtator, 2016) do të bëhet dezinsektimi i dytë për sivjet në territorin e komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, vetëm në kushte të mira atmosferike, pra në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.
Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:
– Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven
– Kanali për ujitje në lagjen Maleardi
– Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje
– Lumi Jahorka në fshatin Forinë
Dezinsektimin do ta kryejë një ndërmarrje e autorizuar për këtë lloj veprimtarie. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar). Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP