LAJMI I FUNDIT:

Në fund të qershorit mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Në fund të qershorit mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur për media ka bërë të ditur se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kurti tha se marrëdhëniet mes dy qeverive janë shumë të mira dhe ato do të forcohen edhe me tej në mbledhjen e radhës që ata do ta zhvillojnë së bashku.


“Marrëdhëniet midis Republikës së  Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë shumë të mira, po ashtu midis dy Qeverive tona. Ne këtë marrëdhënie do ta forcojmë edhe më tej në mbledhjen e radhës, që do ta mbajmë së bashku”, tha Kurti.

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara
Lexo po ashtu Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 13 marrëveshjet e nënshkruara

Ndryshe, mbledhja e fundit Kosovë-Shqipëri është mbajtur më 26 nëntor 2021 në Elbasan, ndërsa mbledhja e radhës do të mbahet në Kosovë.

Në mbledhjen e mbajtur në Elbasan të Shqipërisë ishin nënshkruar 13 marrëveshje, ajo për zbatimin e lehtësirave doganore, marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Po ashtu ishte arritur marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, marrëveshja për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, etj. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori