LAJMI I FUNDIT:

Në ditët e nxehta të verës, Rita Ora publikon disa fotografi ku shfaqet “e nxehtë” në bregdet

Në ditët e nxehta të verës, Rita Ora publikon disa fotografi ku shfaqet “e nxehtë” në bregdet
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh fotografi apo video nga aktivitetet e ndryshme profesionale, por nuk mungojnë edhe imazhet nga përditshmëria e saj.


Së fundmi, 31-vjeçarja vendosi që në ditët më të nxehta të stinës, të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi, ku ajo është dukur vërtet ‘e nxehtë’.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në faqen e saj zyrtare në Faceboook, interpretuesja e hitit “Coming Home” pozoi me bikini, në disa poza të realizuara në plazh.

Rita Ora konfirmon koncertin e shtatorit në Shqipëri: E entuziazmuar të rikthehem në Tiranën time të dashur
Lexo po ashtu Rita Ora konfirmon koncertin e shtatorit në Shqipëri: E entuziazmuar të rikthehem në Tiranën time të dashur

Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat janë rezultat i një angazhimi të saj të devotshëm në palestër.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Përpara se vapa të shkonte shumë”, shkroi bukuroshja e lindur në Prishtinë, në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Rita përndryshe ka konfirmuar se në vetëm pak muaj, ajo do të jetë prezente në Shqipëri, për një kooncert të përmasave ndërkombëtare.

Ora do të ngjitet në skenë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një solo-koncert më 6 shtator, përpara publikut shqiptar – në një organizim që Bashkia e Tiranës e ka organizuar falas për ta. /Telegrafi/