LAJMI I FUNDIT:

Në ditën e gjyqësorit, gazetarët urdhërohen ta braktisin sallën e Këshillit gjyqësor të Maqedonisë

Në ditën e gjyqësorit, gazetarët urdhërohen ta braktisin sallën e Këshillit gjyqësor të Maqedonisë

Në ditën e gjyqësorit në Maqedoni, mediumet nuk janë lejuar që të bëjnë pyetje për Këshillin gjyqsor, por u është dhënë urdhër që ta braktisin Këshillin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i këtij Këshilli, Branko Ushkovski lexoi një fjalim në manifestimin e mbajtur me anëtarët e tanishëm dhe të mëhershëm të Këshillit gjyqësorë, ku kreytari Ushkovski lavdëroi punën e gjyqësorit, duke akuzuar kritikuesit e tyre si bashkëpunëtorë të qendra të caktuara.


Emri i Branko Ushkovskit dhe ish-kreytares, përmendet në përgjimet e publikuara nga Zoran Zaevi. Në këto përgjime, Ushkovski përmendet në bisedën e Gordana Jankullovskës me Trajko Veljanoskin. Bashkëbiseduesit thonë se Ushkovski vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe se nuk ka kualifikim përkatës për këtë funksion./Telegrafi/