Aktorja e famshme amerikane, Gina Rodriguez, ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të parë.

Reklama

Lajmin e bëri të ditur në një video që ka shpërndarë në Instagram, teksa në po këtë ditë feston ditëlindjen e 38-të.

“Kjo ditëlindje është ndryshe”, tha ylli i “Jane The Virgin”.

Foto: Screenshot/Instagram

Klipi përfshin disa fotografi të artistes, në një prej tyre duke e puthur bashkëshortin e saj, Joe LoCicero, e me një imazh tjetër duke mbajtur një test pozitiv shtatzënie.

“Çdokush mund të të dëshirojë. Por duaje të ndryshmen e tij kur dikush në të vërtetë të vlerëson”, thuhet në klip.

Të gjitha lajmet nga Gina Rodriguez Të gjitha lajmet nga Gina Rodriguez
Reklama

Të shumta qenë reagimet në rrjet, me miqtë e dyshes duke shprehur urimet e tyre më të mira.

Rodriguez dhe LoCicero, 35 vjeçar, u takuan në xhirimet e “Jane the Virgin” në vitin 2016.

Reklama

Dyshja konfirmuan fejesën dy vjet më vonë dhe u martuan në vitin 2019. /Telegrafi/