eksperti-banner

Pasi fitoi ndaj Sevillas në kampionat 5-0, Real Madridi është duke menduar për Kampionatin Botëror për klube.

Los Blancos do ta fillojnë këtë garë të mërkurën në gjysmëfinale.


Ata do të ndeshen me Al Jaziran, ndërsa objektivi i ‘mbretërve’ mbetet që ta fitojnë këtë trofe.

Këtë e tha në konferencë për shtyp edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Në çdo rast që zbresim në fushë e bëjmë me objektivin për të fituar trofeun”.

“Duam të kthehemi në shtëpi me sukses. Nuk do të jetë e thjeshtë pasi fakti që jemi Real Madridi nuk na garanton fitoren”.

“Jam i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar deri tani edhe pse ka shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë”, ka thënë Zidane.

Real Madridi sot ka mësuar edhe shortin e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshjet me PSG-në. /Telegrafi/

telegrafi sport app