LAJMI I FUNDIT:

Butragueno: Ne dhe PSG jemi kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun, drejtuesit e tyre nuk ishin të kënaqur me shortin

Butragueno: Ne dhe PSG jemi kandidatët kryesorë për ta fituar trofeun, drejtuesit e tyre nuk ishin të kënaqur me shortin

Real Madridi përballet me një përplasje të ashpër me Paris Saint-Germainin në 16-tën e finales së Ligës së Kampionëve, por drejtori i Los Blancos, Emilio Butragueno beson se është shumë herët po takohen këto dy skuadra.

Neymar do të kthehet në Spanjë për herë të parë në një kompeticion që nga largimi i Barcelonës dhe njëri nga favoritët për të fituar trofeun, Reali apo PSG-ja, do të eliminohen.


Megjithatë, sipas drejtorit të klubit të Realit, Butragueno, ky takim ka ardhur shumë herët për këto dy skuadra që janë kandidate kryesore për të fituar në fund trofeun e Ligës së Kampionëve.

Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën
Lexo po ashtu Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën

“Mendoj se është pak herët për këtë takim. PSG-ja janë skuadër e fortë. Mendoj se të dy ekipet janë kandidatë për trofeun. Kjo ndeshje mundet në të vërtetë të ishte finale”, ka thënë fillimisht Burtagueno për RealMadrid TV.

Real Madridi është fitues aktual i Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Progresi i klubit francez në Ligën e Kampionëve është dokumentuar mirë, ata kanë vendosur një rekord të ri golash për fazën e grupit, megjithë këtë Butragueno ndjehet sikur shorti nuk favorizon klubin parisien.

“Çdo vit PSG-ja merr më të fortët. Grupi i tyre ka qenë shumë i fortë dhe ata kanë treguar potencial të madh”.

Al-Khelaifi: Kemi respekt për Realin, por jemi gati t'i mposhtim
Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Kemi respekt për Realin, por jemi gati t'i mposhtim

“Unë nuk mendoj se ishte një short i mirë për ta. Drejtorët e Parisit nuk ishin të kënaqur me shortin, sepse ata po ndeshen kundër kampionëve aktual”.

“Në këtë nivel, gjëja më e rëndësishme është që ne jemi të sigurt. Jemi në më të mirën tonë, ne mund të konkurrojmë kundër çdo skuadre”, përfundoi drejtori i Mbretërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori