LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi: Kemi respekt për Realin, por jemi gati t’i mposhtim

Al-Khelaifi: Kemi respekt për Realin, por jemi gati t’i mposhtim
Presidenti i PSG-së, Nasser Al - Khelaifi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka reaguar pas shortit të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Fati i shortit të Ligës së Kampionëve ka bërë që gjigantët francezë të Parisit të takohen me fituesin aktual të këtij evenimenti, Real Madridin.


Kjo përballje cilësohet si takimi më i fortë i kësaj faze pasi të dy skuadrat ishin ndër më favoritet për ta fituar gjithë trofeun.

Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën
Lexo po ashtu Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën

Pas shortit ka folur presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, i cili ka thënë se Mbretërit janë një kundërshtar që kanë respekt për ta, por janë gati për tu përballur me ta.

Al-Khelaifi ka besim te Neymari & Co (Getty Images)

“Ne kemi respekt të madh për Real Madridin. Do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Tifozët do të kenë momente magjike të futbollit në udhëtim dhe në Parc des Princes”.

Toni Kroos flet për shortin që nxori Realin përballë PSG-së
Lexo po ashtu Toni Kroos flet për shortin që nxori Realin përballë PSG-së

“Siç them gjithmonë, ne duhet të jemi të gatshëm për të luajtur ndaj të gjitha ekipeve dhe ne do të jemi gati”, përfundoi presidenti i PSG-së.

Ndryshe, ndeshjet e fazës së eliminimit direkt zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars. /Telegrafi/