LAJMI I FUNDIT:

Në alarm gruaja e James, modelja e fiksuar pas lojtarit (Foto)

Në alarm gruaja e James, modelja e fiksuar pas lojtarit (Foto)

Aferat e futbollistëve me modele janë të shumta, por për James Rodriguez nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pasi qe pesë vite, lojtari kolumbian është martuar me Daniela Ospinan.

Megjithatë, edhe ylli i Real Madridit nuk mund të mos binte në syrin e modeleve edhe pse është i martuar, transmeton TCH.


James dhe gruaja e tij, Daniela Ospina.
James dhe gruaja e tij, Daniela Ospina.

Bashkëshortja e tij mori një mesazh që me siguri do ta alarmojë, por do ta bëjë edhe më të kujdesshme në të ardhmen. Mesfushori 25-vjeçar ka një fanse të zjarrtë në Kolumbi.

Modelja e fiksuar pas James.
Modelja e fiksuar pas James.

Bëhet fjalë për modelen Helga Lovekaty, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për James. Ajo shprehet shpeshherë se nuk humbet asnjë ndeshje të Real Madridit, pasi kolumbiani është idhulli i saj.

helg1 helg2 helg4 helg8