Sipas një studimi të fundit të përgatitur nga Greenpeace, brenda vitit 2050, rreth 45 për qind e njerëzve mund të arrijnë autonominë energjetike në Bashkimin Europian.
Pra, në harkun e tre dekadave të ardhshme, sipas greenpeace, thuajse gjysma e qytetarëve europianë do të jenë në gjendje të prodhojnë vetë energjinë, duke mbuluar kështu 50 për qind të kërkesës.
Sipas organizatës, kjo gjë pritet të vijë falë rritjes eksponenciale të burimeve energjetike të rinovueshme. Deri në vitin 2030, një në pesë qytetarë europianë mund të jetë autonom sa i përket energjisë.
Mes vendeve të ndryshme të Europës patjetër që ka , dhe do të ketë edhe në të ardhmen, diferenca të theksuara. Në vend të parë, sa i përket prodhimit autonom të energjisë nëpërmjet burimeve të rinovueshme qëndron pikërisht Suedia.
Në vitin 2050, tregon studimi, 79 për qind e qytetarëve suedezë mund të mbulojnë vetë kërkesën e tyre për energji. Letonia ndërkohë njeh rritjen më të madhe, dhe projektohet që kjo normë të arrijë deri në 83 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'