LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon lista e Kombëtares së Shqipërisë U21, Bushi zëvendëson një mbrojtës të lënduar

Ndryshon lista e Kombëtares së Shqipërisë U21, Bushi zëvendëson një mbrojtës të lënduar

Kombëtarja shqiptare U-21 nisi këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian 2025 për këtë grupmoshë ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor), të dyja në udhëtim.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli pak ditë më parë edhe listën me 24 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese.


Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ermis Selimaj, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi në dy udhëtimet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi. Sakaq, trajneri Bushi ka vendosur të ftojë lojtarin e Laçit, Agan Mjakin.

Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë U-21, Malit të Zi U-21 dhe Armenisë U-21. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë ndaj Finlandës U-21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi me datë 16 nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku më datë 17 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare, ndërsa më 21 nëntor do të luajë ndaj Malit të Zi.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori