LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime te Interi – Largohet Gosens, vjen Augusto

Ndryshime te Interi – Largohet Gosens, vjen Augusto

Interi pritet ta largojë mbrojtësin gjerman Robin Gosens, i cili pritet të transferohet te Union Berlindi, ndërsa në vend të tij të vjen Carlos Augusto nga Monza.

Nerazzurrët vazhdojnë me ndryshime në skuadër në prag të nisjes së sezonit të ri 2023/24 në Serie A.


Krahu i majtë i mbrojtjes është ai ku ekipi i Simone Inzaghit synon ndryshime dhe ato mund të ndodhin gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Inter dhe Union Berlin kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gosens në Bundesliga.

Marrëveshja mes klubeve për anësorin gjerman thuhet se është arritur në shifrën prej 15 milionë eurosh.

Sipas Di Marzio dhe Sky Sport Italia, Interi planifikon të riinvestojë menjëherë paratë e fituara nga shitja e Gosens për të sjellë Carlos Augusto nga Monzas.

Di Mario konfirmon se klubet kanë arritur marrëveshje dhe braziliani do t’i bashkohet Nerazzurrëve në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje për 13 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Bundesliga

"Ky është qëllimi im personal" - Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

Serie A
Sozia e Messit është një yll i vërtetë kudo që shfaqet, por ka vetëm një “të metë”

Sozia e Messit është një yll i vërtetë kudo që shfaqet, por ka vetëm një “të metë”

Ndërkombëtare
Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

La Liga
Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Premier League
Ish-selektori i Kosovës në basketboll trondit me rrëfimin e tij për vendin tonë, organizimin në federatë deri te transferimi i një lojtari

Ish-selektori i Kosovës në basketboll trondit me rrëfimin e tij për vendin tonë, organizimin në federatë deri te transferimi i një lojtari

Sport
Kalo në kategori