LAJMI I FUNDIT:

Ndodh puthja e parë mes Xhulit dhe Atdheut

Ndodh puthja e parë mes Xhulit dhe Atdheut

Një tjetër çift duket se tashmë është krijuar në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova

Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina janë ndër banorët më të komentuar dhe prej ditësh kanë nisur flirtimet dhe ngacmimet me njëri-tjetrin.


Dyshja kohëve të fundit kanë ndarë edhe shtratin bashkë ndërsa sot (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e para në buzë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa një pjesë e banorëve të shtëpisë po qëndronin në oborr mes tyre edhe Xhuli, Atdheu ka ardhur në drejtim të saj duke i dhuruar puthjen.

“Loja me shishe” - Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur
Lexo po ashtu “Loja me shishe” - Melisa Lleshi pranon ‘dënimin’ për t’u zhveshur

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat mes dyshes të cilët në spektaklin e së premtes ( 27 janar) kishin një debat pasi Xhuli ka të kuptohej se dikush tjetër po priste jashtë shtëpisë së BBVK.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Megjithatë, gjatë sqarimit Xhuli edhe një herë konfirmoi se ka hyrë beqare dhe është e hapur për një njohje me Atdhen.

Ndërkaq, përveç Xhulit dhe Atdheut, çiftet që u krijuan në Big Brother VIP Kosova ishin Getinjo dhe Vivien dhe më pas edhe Gresa me Andin. /Telegrafi/