LAJMI I FUNDIT:

“Më ndihmoni”, Lewandowski ka një kërkesë për bashkëlojtarët e tij

“Më ndihmoni”, Lewandowski ka një kërkesë për bashkëlojtarët e tij

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte një ndër më meritorët që Barcelona mori një fitore me rezultat 3-0 ndaj Atletico Madridit të dielën, për të mbajtur gjallë shpresat për titull në La Liga.

Lewandowski asistoi tek golat që shënuan Joao Felix dhe Fermin Lopez ndërsa edhe vet shënoi golin e dytë për blaugranasit në këtë takim.


Pas kësaj fitoreje Barcelona tashmë renditet në pozitën e dytë në tabelë me 64 pikë, tetë më pak se lideri Real Madrid që ka 72 sosh.

Katalanasit të cilët u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, u bënë ekipi i parë që mposhtën Atletico Madridin në ‘Metropolitano’ këtë sezon.

Sidoqoftë, ai në formë shakaje pati një kërkesë në drejtim të Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe të tjerëve.

“Që kur shpalla vendimin për t’u larguar, skuadra po luan më mirë”, Xavi analizon fitoren e Barcelonës ndaj Atleticos
Lexo po ashtu “Që kur shpalla vendimin për t’u larguar, skuadra po luan më mirë”, Xavi analizon fitoren e Barcelonës ndaj Atleticos

“Kam nevojë që ata të më ndihmojnë duke më pasuar topin ose duke çuar krosime brenda zonës. E di se më duhet t’i ndihmojë dhe t’i mbështesë lojtarët e rinj, por gjithashtu kam nevojë për ndihmën e tyre që të më pasojnë topin”, ka thënë Lewandowski me shaka.

35-vjeçari numëron 27 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon, ku ka arritur të shënojë 13 gola dhe të bëjë tetë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori