LAJMI I FUNDIT:

Ndihma e shpejtë u thirrën për të trajtuar një “person të ngrirë nga bora”, por gjetën diçka krejt të ndryshme (Foto)

Ndihma e shpejtë u thirrën për të trajtuar një “person të ngrirë nga bora”, por gjetën diçka krejt të ndryshme (Foto)

Banorët e shqetësuar kontaktuan shërbimin e ambulancës sepse panë një figurë të ulur në një bankë, në mesin e borës që po binte.

Por kur mjekët arritën në vendin e ngjarjes në Staffordshire, ata gjetën “pacientin” të cilin nuk mund ta ndihmonin – sepse ishte një statujë.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjitha ndodhi pas përgjigjes së një thirrjeje 999 në orën 10:20 më 11 dhjetor, kur ekuipazhi i Ambulancës së West Midlands nxituan në Brampton Park në Newcastle-under-Lyme, Staffordshire, ku ata besonin se kishte një anëtar të publikut që kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.

Por, në inspektim më të afërt, personi doli të ishte një skulpturë e ulur.

Statuja e njohur si “Zonja në Park” ka qenë në Brampton Park që nga nëntori 2014, kur është vendosur për të shënuar 100 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Skulptura e përmasave të njeriut paraqet një grua duke lexuar një letër të dërguar nga Forcat e Armatosura duke e informuar atë se anëtarët e familjes kishin vdekur në betejë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori