LAJMI I FUNDIT:

‘Ndihem i turpëruar’ – Dana White kërkon falje pas publikimet të videos, ku shihej duke e goditur gruan e tij

‘Ndihem i turpëruar’ – Dana White kërkon falje pas publikimet të videos, ku shihej duke e goditur gruan e tij
(Foto: Screenshot/Twitter/TMZ Sports)

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka kërkuar falje pasi ishte publikuar një video, në të cilën ai kishte përleshje fizike me bashkëshorten gjatë pushimeve në Meksikë.

Videoja që u publikua nga TMZ Sports e shfaqte çiftin duke u përleshur në një klub nate të mbushur gjatë natës së Vitit të Ri duke nxitur ndërhyrjen e të tjerëve për t’i qetësuar.


Gruaja e tij, Anne, shihet e para që e godet, teksa më pas 53-vjeçari ia kthen me disa shuplaka.

“Më kenë dëgjuar të kem thënë ndër vite se kurrë nuk ka arsyetim që një mashkull të vë dorë mbi një femër dhe tash ja ku jam unë duke folur për këtë gjë”

“Gruaja ime dhe unë jemi të martuar për afro 30 vite, e njohim njëri-tjetrin që nga mosha 12 vjeçare dhe është e qartë se kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi tre fëmijë dhe kjo është një nga ato situatat e tmerrshme”.

“Jam i turpëruar, por në të njëjtën kohë është nga ato situata, në të cilat jemi të shqetësuar më shumë për fëmijët tanë. Prej se doli videoja, ua kemi treguar fëmijëve dhe jemi më të fokusuar te familja aktualisht”.

“Njerëzit do të jenë mendime lidhur me këtë dhe shumica e atyre opinioneve do të jetë të drejta, sidomos në rastin tim. Kurrë nuk duhet të ngresh dorë mbi një femër”, ka deklaruar Dana White për TMZ Sports.

Ai ka thënë tutje se kishte pirë atë natë, megjithëse këtë nuk e konsideron si një arsyetim, ndërsa ka theksuar se tashmë janë pajtuar me bashkëshorten pasi i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

“Ka ndodhur, nuk e di pse ndodhi, unë dhe gruaja ime i kemi kërkuar falje njëri-tjetrit dhe u kemi kërkuar falje fëmijëve tanë. Ky ishte fillimi dhe fundi, dhe ne jemi ende me pushime. Kishim pirë shumë dhe çfarëdo që ndodhi atë natë ndodhi, por kaq ishte dhe ka marrë fund”, ka shtuar White. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori