eksperti-banner

Digitalb Kupa e Kosovës rikthehet me raundin e katërt me ndeshje fantastike në mbarë vendin.

Por bora e madhe që ka rënë në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës, ka mbuluar stadiumet në gjithë vendin.


Rast i njëjtë është edhe ai i stadiumit në Suharekë ku ndeshjet si vendas i luan Ballkani.

Por reagimi dhe mobilizimi i klubit dhe njerëzve përreth ka qenë i madh.

27972555 2033384006899307 8574721833610818380 n e1518605733586 Pamja e stadiumit në mëngjes

Drejtuesit e klubit kanë marrë të gjitha masat e duhura për ta larguar borën nga tereni me bari sintetik dhe këtë e kanë bërë me një mjet që është adekuat për këtë punë.

Aty shihen edhe disa punëtor të fushës që me mjete e kanë larguar borën, duke e shndërruar të gatshme fushën për lojë.

27972520 2033384023565972 6178386781047313129 n e1518605769707 Pamje nga largimi i borës

“Portokallinjtë” synojnë të kalojnë tutje në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të përballen me Gjilanin nga ora 12:30.

Telegrafi mëson që fusha në të njëjtën gjendje gjendet edhe në Ferizaj, ku Prishtina përballet me Kosovën e Prishtinës, ndërsa klubi kryeqytetas është duke u munduar që ta largojë borën nga fusha.

27752609 2033384160232625 73517620688913770 n e1518605810191 Stadiumi aktualisht

Përparësia e kësaj xhiroje është se shumica e ndeshjeve zhvillohen në stadiumet me bari sintetik. /Telegrafi/

27750673 2033384083565966 4040123555829933158 n

telegrafi sport app