LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje interesante në basketboll gjatë fundjavës

Ndeshje interesante në basketboll gjatë fundjavës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Feronikelit.

Lipjanasit kërkojnë fitoren e parë në Superligë në këtë edicion, derisa skuadra nga Drenasi në edicionin e parë në elitë synon që të jetë pjesë e Superligës, kurse deri më tani kanë grumbulluar 16 pikë, derisa Lipjani ka 14.


Sfidë shumë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Bashkimit dhe Pejës. Prizrenasit hynë në këtë përballje pas fitores në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit dhe triumfit kundër Rahovecit, derisa pejanët pas rikthimit në elitë shpresojnë të rikthehen të fortë si më parë.

Prizrenasit kanë 23 pikë, derisa pejanët tri pikë më pak. Përballje shumë interesante pritet të jetë ajo të dielën ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Therandasit janë në formë në xhirot e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë me fitore edhe kundër Prizrenit, që ka treguar lojëra të mira në stinorin vjeshtor, duke grumbulluar 22 pikë, kurse therandasit kanë një pikë më pak.

Takimi i fundit i kësaj jave zhvillohet në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 15 pikë, derisa prishtinasit në vendin e katërt me 21 pikë. Lider Rahoveci do të pushojë në këtë xhiro.

Superliga – Java 16

E shtunë

17:00 Lipjani – Feronikeli

19:00 Bashkimi – Peja

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori