Ndeshja Angli - Kosovë mund të zhvillohet në stadiumin ‘St Mary's’ të Southampton

Anglia duket se ka gjasa të kthehet në stadiumin St Mary's të Southamptonit për kualifikueset drejt Evropianit, në ndeshjen kundër Kosovës në shtator.
Lajmin e jep Sky Sports News, duke shtuar se Kombëtarja angleze do të kthehet në jug pas vitit 2002.

Lajmi vjen si pjesë e planeve të FA për të lejuar ekipin kombëtar të luajë në stadiume në të gjithë vendin, duke përfituar nga ndeshjet e suksesshme që kishte sa ishte Ëembley në rindërtim.
Në vizitën e tyre të fundit në Southampton, para 17 vjet më parë, Anglia barazoi 2-2 kundër Maqedonisë.

Vitin e kaluar Anglia ka luajtur në Leeds 'Elland Road dhe Leicester City King Poëer Stadium.
Kosova në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë ka marr një pikë./Telegrafi/




















































