LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës adoleshenti i aksidentuar ditë më parë në Delvinë

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës adoleshenti i aksidentuar ditë më parë në Delvinë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i cili u aksidentua disa ditë më parë në zonën e Delvinës teksa udhëtonte me makinë me dy shokët e tij.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 22 tetorit, kur një nga 14-vjeçarët kishte marrë makinën e babait dhe bashkë me dy shokët po dilnin xhiro.


Përplasja mendohet të ketë qenë tepër e fortë dhe 14-vjeçari Dervishaj mori plagë të rëndë dhe si pasojë po trajtohej në reanimacion, por nuk mundi t’ia dilte për shkak të dëmtimeve në kokë.

Në aksident mbetën të lënduar dhe dy adoleshentët e tjerë ndërkohë që është arrestuar babai që i kishte dhënë makinën djalit të tij të mitur. /Telegrafi/