LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare Ray Stevenson, aktori i filmave “Punisher” e “Thor”

Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare Ray Stevenson, aktori i filmave “Punisher” e “Thor”
(Foto: Getty Images)

Aktori britanik, Ray Stevenson, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare – ka konfirmuar agjenti i tij.

Nicki Fioravante ka thënë për The Hollywood Reporter se ai kishte vdekur të dielën, katër ditë para ditëlindjes së tij.


Më herët, gazeta italiane, La Repubblica, kishte raportuar se aktori ishte hospitalizuar në ishullin Ischia, ku qëndronte për realizmin e filmit “Cassino on Ischia” me regji të Frank Ciota.

Mediat nuk kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij.

(Foto: Getty Images)

Stevenson u bë më i njohur për publikun amerikan dhe botëror për rolin e ushtarit Titus Pullo në serilain e HBO, Rome (2005-2007).

Një vit pas përfundimit të serialit, u shfaq në rolin e anti-heroit Frank Castle në filmin “Punisher: War Zone” (2008), ndërsa u rikthye te Marvel në disa rastet tjera me rolin e Volstagg në kuadër të filmave “Thor”.

Ka qenë aktor i rregullt dytësor në filmat, si “G.I. Joe: Retaliation” (2013) dhe në disa vazhdime të “Divergent”.

Së fundmi arriti shumë sukses me rolin e Scott Buxton – guvernatori brutal dhe racist – në “RRR” (2022), filmi aksion që u bë sensacion në Netflix, një nga filmat me fitimet më të larta në Indi dhe një pretendent për çmime që kapi çmimin për këngën më të mirë në Oscar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori