LAJMI I FUNDIT:

Zidane u largua nga stërvitjet e Realit për marrë pjesë në varrimin e vëllait

Zidane u largua nga stërvitjet e Realit për marrë pjesë në varrimin e vëllait

Është mësuar arsyeja se përse trajneri francez, Zinedine Zidane, kishte lëshuar grumbullimin e Real Madridit në Montreal për përgatitje para-sezonale.

Strategu francez ishte larguar nga kampi stërvitor ku po qëndrojnë Los Blancos për t’u kthyer në Spanjë për shkak se vëllai i tij, Farid, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.


Në këtë mëngjes, skuadra dhe një numër i stafit kanë mbajtur një minutë heshtje në Montreal për ta nderuar vëllanë e trajnerit të tyre.

Zidane kishte kërkuar leje të premten (12 korrik) që të rikthehej në Spanjë, pasi vëllai i tij ishte i sëmurë, ndërsa sot 54-vjeçari ndërroi jetë.

Luca Zidane që pak ditë më parë iu bashkua në formë huazimi Racing Santanderit, po ashtu u detyrua që të largohej nga stërvitjet që të shkonte te familja e tij.

Besohet se Farid Zidane ndërroi jetë në këtë mëngjes i rrethuar nga familjarët e tij, derisa lajmi është konfirmuar edhe nga Real Madridi.

Zidane largohet nga grumbullimi i Real Madridit në Montreal, rikthehet në Spanjë
Lexo po ashtu Zidane largohet nga grumbullimi i Real Madridit në Montreal, rikthehet në Spanjë

“Të gjithë anëtarët e Real Madridit kanë mbajtur një minutë heshtje para seancës stërvitore në Montreal, pasi Farid Zidane, vëllai i trajnerit tonë, Zinedine Zidane, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll në Twitter.

Trajneri i skuadrës spanjolle pritet që disa ditë të qëndrojë me familjen, për t’u bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës në ndeshjet parasezonale. /Telegrafi/