LAJMI I FUNDIT:

​Ndërron jetë Idriz Binakaj, anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve dega në Deçan

​Ndërron jetë Idriz Binakaj, anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve dega në Deçan

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot në moshën 65-vjeçare, ka ndërruar jetë profesor Idriz Binakaj.

Binakaj, për më shumë së tri dekada ka kryer detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë angleze në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, Shkollën Fillore “Sylë Alaj” në Drenoc, Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Gjimnazin “Kuvendin i Junikut” në Junik, dhe së fundi në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq.


Ishte pjesë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit 20, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ishte ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë në shkollën shqipe në Mamurras, shkollë kjo e themeluar në tendat e refugjatëve nga Kosova.

Profesor Idriz Binakaj, ishte anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Binakaj në Drenoc të Deçanit, me rastin e vdekjes së profesor Idrizit.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori