LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Guido Westerwelle

Ndërron jetë Guido Westerwelle

Siç raportojnë mediat gjermane, në moshën 54 vjeçare, sot ka ndërruar jetë Gudo Westerwelle, ish ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Ne luftuam. Kishim qëllim në mendje. I jemi mirënjohës për një kohë tepër të gjatë së bashku. Dashuria mbetet”, citohet nga mediat gjermane Fondacioni Westerwelle, transmeton Telegrafi.

Po sipas medieve gjermane, ai ka vdekur në Klinikën Universitare në Koln, gjatë një trajtimi për Leukemi. /Telegrafi/