LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Paul Allen

Ndërron jetë bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Paul Allen

Bashkëthemeluesi i kompanisë “Microsoft”, Paul Allen, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65-vjeçare, ka njoftuar kompania e tij “Vullkan”.

Në fillim të këtij muaji Allen kishte pranuar se vuan nga një sëmundje e rëndë nga e cila ishte shëruar në vitin 2009, por së fundmi i ishte rikthyer, transmeton Telegrafi.


Allen ishte larguar nga “Microsoft” në vitin 1983 para se kjo kompani të rritej dhe të bëhej gjigant i teknologjisë informative, pasi kishte pasur një mosmarrëveshje me Bill Gates. Megjithatë, fal këtij partneriteti që e kishin pasur, gjatë gjithë jetës arriti të arkëtojë miliarda dollarë në jahte, vepra artistike, klube sportive dhe patundshmëri.

Studimet i kishte filluar në universitetin “Washington State”, por i kishte ndërprerë në vitin 1974 pasi ishte punësuar në Boston. Derisa ishte atje, vazhdimisht kishte bashkëpunuar me Gates i cili studionte në Harward, duke e bindur edhe atë të braktis studimet që t’i bashkohet në revolucionarizimin e kompjuterëve personal.

Një vit më vonë Gates ishte pajtuar me idenë e tij, dhe kështu dyshja zhvilluan softuerin BASIC për Altair 8800, kompjuteri që asokohe kushton 400 dollarë. Ata më pas u zhvendosën në Albuquerque, kurse ishte pikërisht ideja e Allenit që kompaninë ta quajt “Microsoft”, duke i bashkuar fjalët mikrokompjuter dhe softuer. Allen ishte filantrop dhe investitor, kryesisht në sport dhe udhëtime në hapësirë. /Telegrafi/