LAJMI I FUNDIT:

Ndërlikohet “Rasti Davies”: Lojtari kërkon pagë marramendëse

Ndërlikohet “Rasti Davies”: Lojtari kërkon pagë marramendëse

Bayern Munich sapo ka prezantuar Max Eberl, kreun e tyre të ri në departamentin sportiv dhe gjermani tashmë ka nisur punën për të zgjidhur detyrat e shumta pezull për sezonin e ardhshëm.

Një prej tyre, përveç gjetjes së pasardhësit të Thomas Tuchel, është e ardhmja e Alphonso Davies, mbrojtësit kanadez të kërkuar nga Real Madridi, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me kampionin aktual gjerman për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025.


Sipas raportimeve të gazetave Bild dhe Sky Germany, futbollisti kërkon një pagë bruto prej 20 milionë eurosh për të nënshkruar një kontratë të re, shifër që bordi i Bayernit ende nuk janë të gatshëm ta aprovojnë.

Në “Allianz Arena” ata tashmë supozojnë se do të detyrohen ta shesin atë në verë dhe presin të arkëtojnë një shumë nga 50 deri në 60 milionë euro për futbollistin, një shifër shumë e lartë duke marrë parasysh se klubet e interesuara do të duhet të presin vetëm një tjetër sezon për ta nënshkruar atë falas. Real Madridi e di këtë dhe nuk do të bëjë asgjë të çmendur për Davies.

Në çdo rast, menaxhmenti i sportit bavarez i kryesuar nga Eberl dëshirojnë të jenë të përgatitur për çdo situatë dhe do të kërkojnë tashmë një zëvendësues për anësorin e shpejtë. Siç siguron Sky Germany, i zgjedhuri do të ishte Theo Hernández , një futbollist i Milanit për të cilin Bayern tashmë do të ishte informuar zyrtarisht.

Në Mynih ata supozojnë se nuk është e mundur të blejnë shërbimet e francezit për më pak se 60 milionë euro, për këtë arsye ata synojnë të marrin një shumë nga shitja e Davies gjatë merkatos së verës së ardhshme. Sigurisht, situata e tij kontraktuale vazhdon ta vështirësojë ndjeshëm këtë strategji. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori