Pas pezullimit të përkohshëm të vendimit të Komunës së Vushtrrisë që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset për shkak të ardhjes së mërgimtareve, ky vendim është rikthyer sërish nga shtatori.
Për këtë, nga komuna thonë se Rregullorja po zbatohet nga bizneset, ndërsa, shitësit e pronaret e bizneseve shprehen me mendime të ndara. Disa prej tyre e arsyetojnë, e disa të tjerë kërkojnë të ndryshohet.
Shitësi i produkteve vendore, Agim Kutllovci, nuk e ka mirëpritur këtë vendim të komunës. Sipas tij, ky vendim është i mirë vetëm për ata që kanë të ardhura të mjaftueshme dhe jo për të tjerët.
“Vendimi i mirë është të mos punojmë të dielave për ata që kanë para, e për ne që jemi bujq se shikojmë çfarë dite është. Ne punojmë, sepse nuk kemi të ardhura askund..04:15 Por, duhet të respektojmë vendimin kur është për të gjithë…por me dëshirë jo”, thotë Kutllovci.
Edhe shitësi, Sami Halili ka kundërshtuar vendimin e komunës së Vushtrrisë që dita e diel të jetë pushim për bizneset.
“Ne duhet të punojmë, sepse jemi bujq, prodhues vendor. Na nëse nuk punojmë të dielën, na shkon malli poshtë, duhet të punojmë”, thotë Halili.
Edhe pronari i një dyqani, Jeton Pantina, nuk pajtohet me vendimin e kësaj komune.
“Ne kemi qejf të punojmë, por duhet t’i përmbahemi kryetarit të komunës. Unë kisha pas qejft ë punojë, ai që ka qejf të pushojë, le të pushojë, mirëpo ne që duam, duhet të punojmë”, thotë Pantina.
Ndërkaq, berberi në këtë komunë, Fatos Maxhuni, arsyeton këtë vendim. Sipas tij, është e nevojshme që një ditë e javës të jetë pushim.
“Çdo vendim nga komuna e përkrahim, është i mirëseardhur për të gjithë ne…Nuk e dëmton biznesin asgjë, kanë nevojë edhe punëtorët për pushim”, thotë Maxhuni.
Megjithatë, Zyrtarja për informim në Komunën e Vushtrrisë, Mirjeta Duraku duke treguar se për cilat biznese vlen kjo Rregullore, thekson se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë nga bizneset për vendimin në fjalë.
Duraku për KosovaPress thotë se paraprakisht kjo Rregullore ka qenë në konsultim publik dhe është marrë edhe mendimi i bizneseve.
“Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë është hartuar Rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të veprimtarive afariste-bizneseve në Komunën e Vushtrrisë, e cila më pas është miratuar në Kuvendin e Komunës. Kjo rregullore e përcakton ditën e diel si ditë pushimi për bizneset, përveç gastronomisë dhe furrave të cilat punojnë me një orar të caktuar…Ky vendim, që buron nga rregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të veprimtarive afariste-bizneseve në Komunën e Vushtrrisë, që nga hyrja në fuqi e deri më tani është respektuar nga bizneset e komunës dhe nuk ka pasur ankesa nga të njëjtit, pasi që paraprakisht kjo rregullore ka qenë në konsultim publik dhe është marrë edhe mendimi i bizneseve. Po ashtu, ky vendim që dita e diel të jetë ditë pushimi është mirëpritur edhe nga ana e qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë”, thotë Duraku.
Kujtojmë se, me datë 16 qershor është marrë vendimi që bizneseve iu lejohet puna edhe ditën e diel për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 22 të rregullores, që ja lejon kryetarit të komunës që të pezullojë përkohësisht zbatimin e dispozitave të caktuara të kësaj rregulloreje dhe të përcaktojë me vendim orarin e përkohshëm Brenda vitit kalendarik për veprimtari të caktuara biznesore. Kështu nga 1 shtatori sërish dita e diel ka qenë ditë pushimi për bizneset./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prishtina Mall shndërrohet në një përrallë të vërtetë festash – eja festoni me ne

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, promovon kuzhinën Italiane në restaurantin "Il Gusto" në Prishtinë

Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA

Radha jote drejt luksit – PATOS lanson lojën shpërblyese me premi kryesore Porsche

Kënaqu me kuq e zi në VITALAND!

Hapen “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, thirrje për konsumim të produkteve vendore

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga