LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen tre persona në Pejë, tentuan të kryenin grabitje

Ndalohen tre persona në Pejë, tentuan të kryenin grabitje

Tre persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë.

Reklama

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se të njëjtit janë ndaluar nën dyshimin se kishin për të kryer veprën penale “Bashkim kriminal në kryerjen e veprës penale të grabitjes”.

“Dy nga të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë ndërsa njëri shtetas i Kosovës. Prokurori i çështjes ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka shtuar se parandalimi i kryerjes së kësaj vepre penale ka ardhur si rezultat i veprime hetimore disa ditore në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të Prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej policia përmes një komunikate ka bërë të ditur inicialet e të arrestuarëve.

“Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhej në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Lajme
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Lajme
Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Lajme
Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Lajme
Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Drejtësi
Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Lajme
Kalo në kategori