LAJMI I FUNDIT:

Naver lanson mjetin me AI për të konkurruar me ChatGPT-n

Naver lanson mjetin me AI për të konkurruar me ChatGPT-n

Gjiganti i internetit i Koresë së Jugut, Naver, ka lansuar të enjten mjetin e tij gjenerues me Inteligjencë Artificiale, duke iu bashkuar kompanive të tjera në lansimin e modeleve të mëdha gjuhësore për të konkurruar me ChatGPT-n e OpenAI.

Naver njihet si Google i Koresë së Jugut, si motorin e saj të kërkimit më të mirë në vend, transmeton Telegrafi.


Kompania tha se modeli i saj HyperClova X mund të përmirësojë kërkimin si dhe përvojat e marketingut dhe blerjeve për reklamuesit dhe përdoruesit.

HyperClova X fuqizon një sërë aplikacionesh të reja që Naver prezantoi të enjten, duke përfshirë shërbimin gjenerues të kërkimit me Inteligjencë Articiale, Cue: dhe aplikacionin e bisedës Clova X.

Naver tha se Clova X mund të rrisë produktivitetin e punës duke përmbledhur dokumentet dhe duke ekzekutuar përkthimin e gjuhës.

Përdoruesit mund të përdorin gjithashtu mjetin e tij të shkrimit me AI për të hartuar e-mail dhe postime në blog. Naver tha se Clova X do të fillojë testimin beta të enjten. /Telegrafi/