NATO zotohet të shpenzojë 40 miliardë euro për Ukrainën

343:"Ukrainian President Volodymyr Zelensky reacts as he hold a press statement with (L) and German Defence Minister after a visit to a military training area in Mecklenburg-Vorpommern, north-eastern Germany, on June 11, 2024, where Ukrainian soldiers are trained on the Patriot air defence missile system. (Photo by Jens Büttner / POOL / AFP) 3:"AFP
Aleatët e NATO-s do të shpallin në samitin e saj sot një ndihmë ushtarake minimale prej 40 miliardë eurosh për Ukrainën brenda vitit të ardhshëm, thotë Shtëpia e Bardhë.
Një përfaqësues i lartë civil i NATO-s do të vendoset në Kiev si pjesë e urës së saj drejt anëtarësimit, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Norvegjia ka thënë se do t'i dhurojë Ukrainës gjashtë aeroplanë luftarakë F-16, raportoi e përditshmja Verdens Gang, duke cituar kryeministrin norvegjez në samit.
Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s janë bashkuar në Washington për të shënuar 75-vjetorin e aleancës, me mbështetjen për Ukrainën në krye të axhendës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar të marrë pjesë dhe të diskutojë mbështetjen e mëtejshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































