LAJMI I FUNDIT:

NATO nën “kërcënimin” e Trump, Peleshi thotë se Shqipëria ka përmbushur kërkesën për dy përqindëshit

NATO nën “kërcënimin” e Trump, Peleshi thotë se Shqipëria ka përmbushur kërkesën për dy përqindëshit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që lidhen me sfidat e sigurisë së aleancës.

Peleshi komentoi edhe deklaratën kërcënuese ndaj aleancës së ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do t’i kërkojë Rusisë të sulmojë vendet e NATO-s që nuk përmbushin detyrimet financiare.


Sipas ministrit, Shqipëria është në listën e 2/3 të anëtarëve të NATO-s që ka përmbushur angazhimin me vendosjen e 2% të GDP-së në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai shtoi se deri në korrik, pjesa më e madhe e aleatëve do të sigurohet që të ketë plotësuar këtë kusht, duke qenë se 2% është kthyer në një dysheme nisur edhe nga sfidat aktuale në fushën e sigurisë.

Sot është dita e dytë në Bruksel. Dje kishim takimin e koalicionit për Ukrainën i udhëhequr nga SHBA-ja. Sot ka nisur Ministeriali i planifikuar. Një nga çështjet që është diskutuar këtu, ka qenë e planifikuar në agjendë është angazhimi për buxhetin, 2% i GDP. Shqipëria është një nga më shumë se gjysma, pothuajse 2/3 e vendeve anëtarë të NATO-s që kanë arritur me buxhetin e këtij viti 2% e GDP-së. Padyshim që ky numër do të vijë duke u rritur, me shpresën që në korrik, shumica e vendeve ta përmbushin këtë angazhim për rritjen e buxhetit të sigurisë dhe mbrojtjes. 2% nuk është thjesht një numër, por dysheme, minimum i domosdoshëm për t’u ngritur në nivelin që e kërkon sot koha, kapacitetet dhe aftësitë për mbrojtjen kombëtare dhe kolektive bazuar te Artikulli 5 i NATO-s”, ka deklaruar ai në A2 CNN.