LAJMI I FUNDIT:

Nata e bujshme në startin e parë të Alexis si lojtar i Interit, gol dhe karton i kuq

Nata e bujshme në startin e parë të Alexis si lojtar i Interit, gol dhe karton i kuq
Alexis Sanchez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Alexis Sanchez ishte protagonisti kryesor në ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Interit, të vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Nerazzurrët regjistruan edhe fitoren e gjashtë në këtë fillim fantastik të sezonit 2019/2020 dhe qëndrojnë në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Juventusi.


Sulmuesi i huazuar nga Manchester Unitedi e pati fillimin e parë si lojtar i Interit, ndërsa pari një mbrëmje të bujshme.

Katër gola të shënuar dhe një karton i kuq, Interi fiton ndaj Sampdorias
Lexo po ashtu Katër gola të shënuar dhe një karton i kuq, Interi fiton ndaj Sampdorias

Ai fillimisht u përfshi në golin e parë të realizuar nga Stefano Sensi, pasi e devijoi topin që përfundoi në rrjetë. Pastaj, kiliani e dyfishoi epërsinë duke u asistuar pikërisht nga Sensi.

Në minutën e 43-të, ai u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (46′) e mori edhe kartonin e dytë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Sidoqoftë, zikaltrit ia dolën ta fitonin ndeshjen dhe në javën e ardhshme pritet një derbi i zjarrtë me Juventusin në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/