Napoli u zgjua nga një tërmet i fortë, dridhjet goditën qytetin

Një dridhje tërmeti u regjistrua në zonën Campi Flegrei të Napolit.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) raporton se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.4 ishte vendosur në Gjirin e Pozzuolit në një thellësi prej 3 kilometrash.
Tërmeti u ndje në të gjithë zonën e Napolit.
Shumë banorë postuan mesazhe në rrjete sociale për të raportuar dridhjet.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz apo pronë.
Komunat e Pozzuoli, Bacoli dhe Quarto kanë vendosur t'i mbajnë shkollat të mbyllura. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë











































