Jose Maria Callejon ishte heroi i takimit duke shënuar golin me vlerën tri pikë (28’).

Në fraksionin e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti që të ndëshkonte portierët kundërshtarë.


Në këtë mënyrë, napolitanët u mjaftuan me një gol duke shënuar vetëm fitoren e dytë në këto pesë xhirot e para.

Napoli i ka humbur dy ndeshje dhe një e ka barazuar, ashtu që numëron shtatë pikë dhe aktualisht mban pozitën e tetë në tabelë. /Telegrafi/

telegrafi sport app