Paris Saint Germain kanë ndryshuar mendje dhe po duan transferimin e përhershëm të Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas është huazuar në PSG nga Interi, me kampionët e ri të Francës që kanë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.

PSG po dëshiron ta ulë këtë çmim duke ofruar njërin nga dy mesfushorët e saj, Leandro Paredes ose Julian Draxler.

Megjithatë asnjëri nga lojtarët nuk është preferuar nga trajneri Antonio Conte, i cili në ato pozita ka lojtarët si Christian Eriksen apo Marcelo Brozovic.

Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Napoli, që gjithashtu po mendon të ofrojë një futbollist dhe para për Icardin.

Napoli i ka ofruar në tavolinë Interit dy emra të rëndësishëm, sulmuesin polak Arkadiusz Milik dhe mesfushorin brazilian Allan.

Arkadiusz Milik dhe Allan

Të dy lojtarët vlerësohen rreth 40 milionë euro dhe Interi mund të zgjedh njërin nga ta për Icardin.

Përveç njërit nga dy lojtarët, Napoli do t’i shtojë edhe 30 milionë euro për transferimin e argjentinasit.

Edhe pse Allan e Milik i interesojnë Interit, Neroazzurët po synojnë shitjen e lojtarit jashtë kufijve të Italisë, pasi nuk duan t’i përforcojnë skuadrat rivale. /Telegrafi/