LAJMI I FUNDIT:

Napoli fiton me rikthim, vazhdon fuqishëm garën për titull në Serie A

Napoli fiton me rikthim, vazhdon fuqishëm garën për titull në Serie A

Napoli ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 30-të të Serie A.

Skuadra e Amir Rrahmanit ka fituar sot me rikthim, në ndeshjen që lojtari ynë luajti për 90 minuta.

Gerard Deulofeu hapi ndeshjen në minutën e 22-të, që doli të jetë edhe rezultati i pjesës së parë.

Por në pjesën e dytë të besuarit e Luciano Spalletit bën një lojë më të mirë, duke rrezikuar më shumë.

Victor Osimhen ishte ai që shënoi dy herë në minutat 52’ dhe 63’ për t’i sjell fitoren skuadrës së tij.

Me këtë fitore Napoli ka 63 pikë, aq sa ka Milani, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/