LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell paditet nga ish- i dashuri, miliarderi rus Vladislav Doronin

Naomi Campbell paditet nga ish- i dashuri, miliarderi rus Vladislav Doronin

Naomi Campbell mund të përballet me gjyqin pasi ish-i dashuri i saj, miliarderi rus e ka paditur atë për ‘para të huazuara’.

Vladislav Doronin, 57 vjeçar, gjithashtu kuptohet se po pretendon se supermodelja britanike ka mbajtur disa nga pronat e tij.


Biznesmeni rus vlerësoi gjërat e tij në tre milionë dollarë dhe tha se Campbell, 50 vjeçare, ka refuzuar t’i kthejë ato, tregojnë dokumentet ligjore të TMZ.

Vladislav Doronin dhe Naomi Campbell (Foto: Shutterstock)

Nuk ishte menjëherë e qartë në cilën gjykatë u paraqitën dokumentet ose sa borxhe do t’ia kthejë Naomi ish- partnerit të saj.

Manjati i pasurisë, një mik i ngushtë i aktorit Leonardo DiCaprio, u takua me Campbell për pesë vjet nga 2008, duke nisur lidhjen në Festivalin e Filmit në Kanë.

Pasuritë e tij përfshijnë një jaht, një avion privat, një shtëpi në Moskë, një banesë në Knightsbridge dhe një shtëpi në Ibiza.

Naomi Campbell (Foto: Getty Images/Guliver)

Ai e surprizoi supermodelen me dhurata të ndryshme duke përfshirë këtu, suitën presidenciale 10,000 mijë funtash për një natë në Ritz Carlton Moscow.

Miliarderi thuhet se i bleu asaj një fustan Zac Posen për 26,000 funtash në një ankand bamirësie.

Naomi Campbell (Foto: Getty Images/Guliver)

Dyshja u raportuan për një fejesë apo martesë të mundshme, por ai ishte martuar me gruan e tij, Ekaterina.

Ata u ndanë në vitin 1998 por nuk ishin divorcuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Liami eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori