LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan: U zhgënjeva kur Belgjika nuk më përfilli

Nainggolan: U zhgënjeva kur Belgjika nuk më përfilli

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan pranon se ai ishte i zhgënjyer, kur Belgjika e la atë jashtë, por mbron zakonin e tij të duhanit.

Roberto Martinez ka përsëritur lënien jashtë skuadrës kombëtare të mesfushorit të Giallorossëve, por e ka thirrur përsëri atë për ndeshjet me Greqinë dhe Rusinë.


Pirja e duhanit nga 28-vjeçari ka qenë një nga arsyet, me spanjollin që nuk e ftoi atë, por lojtari nuk heq dorë nga zakoni i tij.

Nainggolan thumbon Juventusin teksa nënshkruan shallin e një tifozi të Interit
Lexo po ashtu Nainggolan thumbon Juventusin teksa nënshkruan shallin e një tifozi të Interit

“Unë nuk jam turpëruar, sepse unë pi duhan dhe kurrë nuk e kam fshehur këtë zakon timin”, u tha gazetarëve Nainggolan jashtë kampit të trajnimit të Belgjikës.

“E di që duhet të japin një shembull të mirë, unë kam fëmijë… Por, jam vetëm një futbollist, unë bëj punën time”.

“Gjithkush e di se unë pi duhan dhe nuk mund ta fsheh atë, por unë nuk jam turpëruar”.

Martinez nuk e ftoi Nainggolanin, por belgu e ka impresionuar
Lexo po ashtu Martinez nuk e ftoi Nainggolanin, por belgu e ka impresionuar

“Kam qenë i zhgënjyer për mos ftesën time pas Kampionatit të mirë evropian. Unë jam dikush që troç thotë atë që mendon, kështu që unë kurrë nuk e fsheh zhgënjimin tim”.

“Trajneri duhet të ketë pasur arsyet e tij për të më thirrur mua, por tani unë jam duke shikuar para”, përfundoi mesfushori i Romës, i cili po bën një super-sezon me skuadrën italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori