LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann flet pas fitores në Camp Nou: Barcelona është ekip i së ardhmes, do të bëjnë shumë mirë në Ligën e Evropës

Nagelsmann flet pas fitores në Camp Nou: Barcelona është ekip i së ardhmes, do të bëjnë shumë mirë në Ligën e Evropës

Bayern Munich ka arritur një tjetër fitore ndaj Barcelonës duke e mposhtur në Camp Nou me rezultat të pastër 0-3.

Bavarezët dominuan gjatë 90 minutave duke mos lejuar katalunasit ta bëjnë as një goditje brenda kuadratit të portës.


Kësisoj kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë bilanc të 100 për qind të fitoreve duke marrë pesë nga pesë ndeshje dhe kryesojnë grupin.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann duke thënë se skuadra e tij ishte perfekt në aspektin defensivë në sfidën ndaj Barçë.

“Luajtëm me shumë durim, e dimë që Barcelona luan një futboll të mirë. Ishim perfekt në aspektin defensivë, të mos pësonim gol ishte e rëndësishme. Ishte një test të cilin e kaluam me sukses, u shfaqëm efikas në rastet e krijuara dhe në këtë prizëm zhvilluam një ndeshje të madhe”, tha Nagelsmann.

Tutje trajneri gjerman foli edhe për diferencat mes Barcelonës dhe Bayernit, duke thënë se katalunasit janë një ekip i së ardhmes dhe se do të bëjnë shumë mirë në Ligën e Evropës.

“Në këtë ndeshje nuk është se Barcelonës i mungoi intensiteti, por ishim ne më agresivë. Ata kanë një ekipi së të ardhmes, janë një skuadër shumë e mirë dhe me shumë talent në organikë. Jam i sigurt se do të bëjnë shumë mirë në Ligën e Evropës”, u shpreh Nagelsmann. /Telegrafi/