LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm

Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, kërcënimin e SBASHK-ut me grevë në fillim të vitit të ri shkollor e ka quajtur të papranueshëm, pasi me këtë do të dëmtohet procesi mësimor.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka pranuar se rezultatet në arsim nuk janë të dëshirueshme, por tha se nevojitet më shumë punë për ndryshime pozitive.

“Ata që ia duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, ka shkruar Nagavci.


Tutje ka shtuar se Ministria e Arsimit po punon me intensitet të shtuar në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi.

“Edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme. Koha është për punë, e mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë t’u mohojë fëmijëve të drejtën për shkollim”, është shprehur Nagavci.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), njoftoi muajin e kaluar se do të ketë “reagime të forta sindikale” para shtatorit, për shkak se Qeveria aktuale nuk po i merr parasysh kërkesat për të dialoguar.

Qeveria as nuk po ngrit pagat, as nuk po fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave, sipas SBASHK-ut, i cili tash e sa muaj kërkon që në Ligjin e Pagave të rritet koeficienti i pagave të mësimdhënësve.

Në trend Lajme

Më shumë
Edi Rama “përfshihet” në debatin plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Edi Rama “përfshihet” në debatin plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Lajme
Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Siguri
Inspektorati i Punës në aksion - punëtorët e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna u gjetën duke punuar përkundër vendimit të MSH-së

Inspektorati i Punës në aksion - punëtorët e ndërtimtarisë dhe gratë shtatzëna u gjetën duke punuar përkundër vendimit të MSH-së

Mirjeta Hajzeraj
Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës "Condé Nast Traveler"

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
S’ka sigurime shëndetësore as nga Qeveria Kurti

S’ka sigurime shëndetësore as nga Qeveria Kurti

Lajme
Kalo në kategori