Nadal eliminon Murrayn në tri sete

Tenisti numër një në botë e humbi setin e parë (1-6), por u tregua i vendosur në të dytin (6-3) dhe në setin e fundit që ishte dramatik fitoi me rezultat të ngushtë (7-5).
Në këtë mënyrë, 27-vjeçari u kualifikua në gjysmëfinale dhe po ndjek titullin e tetë të Italian Open.
Në fazën tjetër ai ka kundërshtar bullgarin Grigor Dimitrov, ndaj të cilit do të luftojë për një vend në finale.
Në gjysmëfinalen tjetër ndeshen serbi Novak Djokovic dhe kanadezi me origjinë malazeze, Milos Raonic. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































