LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë ka më shumë se 2,000 lloje të gurëve unikë

Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë ka më shumë se 2,000 lloje të gurëve unikë

Secili prej nesh, dëshiron të ketë diçka të veçantë në shtëpi. E kur bëhet fjala për diçka vërtetë unike, jemi në gjendje ta bëjmë të pamundurën për ta pasur në pronësi.

E një nga gjërat që janë unike në format e tyre, ngjyrat dhe që nuk mund të përsëriten asnjëherë, janë këto kristale të nxjerra nga Miniera e Trepçës. Këtu ka kristale të cilat janë nxjerrë nga horizontet e kësaj miniere prej viteve të 60-ta e deri tani.


Prej atëherë, ky vend pasurohet shumë shpesh, duke sjellë dhe shumë lloje të reja të tyre. E përveç nga miniera, në këto kthina ka edhe kristale nga shumë vende të ndryshme të botës, mirëpo edhe nga vende të ndryshme të Kosovës.

Ky është Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë, ku mund të gjeni më shumë se 2,000 lloje të këtyre gurëve unikë.

“Muzeu është hapur në vitin 1964, iniciativa ka qenë e minatorëve të Trepçës, për t’i treguar botës për pasuritë tona nëntokësore. Nga ajo kohë ka filluar grumbullimi dhe është hapur muzeu në vitin 1964 dhe pse grumbullimi ka filluar edhe më herët. Një kohë ka qenë muzeu i vjetër, ka punuar deri në vitin 2012 dhe në këtë vit është marr iniciativa që ku muze me u hap këtu”, tha ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa.

Muzeu ka kristale nga më të ndryshmet, me madhësi, fortësia, lashtësi, përbërës të ndryshëm, që e bëjnë secilin prej tyre më të veçantë se tjetri.

Ky këtu është një Kristal, i gjendur në formën e një qyteti, e që është quajtur “Qyteti i Chicagos”, për shkak të ngjashmërisë që ka me të.

“Mineralet kryesore janë nga linjiti, që është mineral i plumbit dhe është shumë i rëndësishëm sepse përmban argjend. Sfaleriti është mineral i zinkut, piriti është mineral i hekurit. Kemi edhe minerale të çmueshme siç është vivianiti. Të gjitha mineralet bashkëshoqërohen njëra me tjetrën, ka nga 3-4 minerale me një vend”, tregon Musa.

E aty mund të gjeni edhe gjëra antike, të cilat ruhen me shumë dashuri dhe përkushtim nga anëtarët e stafit.

Mjete të vjetra të punës, të cilat tregojnë mënyrën primitive si është punuar në minierë e që datojnë nga shekujt XI – XII, keni rastin t’i shihni nga afër.

“Këtu i kemi disa eksponate të vjetra, që tregojnë mënyrën primitive si është punuar më përpara. Kemi edhe disa vegla prej shekujve shumë më herët, vegla të ndryshme të punës, batanije që kanë fjet minatorët”, thotë ai.

E të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin nga afër, të njihen me pasuritë që nxirren nga Trepça, mund ta vizitojnë muzeun, çdo ditë pune, kur do t’i shoqërojë edhe ciceroni, duke rrëfyer çdo gjë që ju intereson rreth tyre. /RTV Dukagjini/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori