Shkodran Mustafi nuk e ka ndërmend të vazhdoj kontratën me skuadrën e tij aktuale Arsenal.

Mbrojtësi shqiptar është pjesë e Arsenalit që nga vera e vitit 2016 kur iu bashkua nga skuadra spanjolle Valencia.

Kontrata e shqiptarit me Topçinjtë skadon në verën e vitit 2021 dhe palët ende nuk kanë gjetur marrëveshje të re për vazhdimin e saj.

Klubi londinez i ka bërë disa oferta për kontratë të re qendërmbrojtësit 28-vjeçar, por ky i fundit i ka refuzuar të gjitha dhe ditën e sotme ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Sipas medieve angleze e ardhmja e shqiptarit duket se do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A ose në atë gjerman Bundesliga.

Lazio ka qenë skuadra më e interesuar për mbrojtësin, por më parë interesim për të kanë shprehur edhe Napoli dhe Roma.

Opsion shumë i mirë për shqiptarin është edhe rikthimi në futbollin gjerman, ku disa skuadra janë duke monitoruar situatën e tij e në mesin e tyre janë Schalke 04, Hoffenheim e Stuttgart.

28-vjeçari pritet të largohet në verën e ardhshme si lojtar i lirë nga Arsenalit, teksa duket se ofertat e shumta në drejtim të tij nuk po mungojnë. /Telegrafi/