LAJMI I FUNDIT:

Mustafi mund të rikthehet në Gjermani

Mustafi mund të rikthehet në Gjermani

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portali i specializuar për transferime në Spanjë,“Fichajes.net” shkruan që klubi gjerman, RB Leipzig, e ka gati ofertën për mbrojtësin shqiptar.

Skuadra që garon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman dhe që pritet të inkuadrohet këtë sezon në Bundesligë, ka një fuqi të madhe financiare dhe për këtë arsye pritet që ta bindë Mustafin.


Nuk janë bërë publike ende detajet tjera rreth ofertës, por ajo pritet të niset drejt Spanjës shumë shpejtë.

Gjithsesi në garë për shqiptarin mbetet edhe gjiganti anglez Manchester United. /Telegrafi/