LAJMI I FUNDIT:

Mustafi flet për herë të parë pas humbjes me Francën

Mustafi flet për herë të parë pas humbjes me Francën

Shkodran Mustafi së bashku me Gjermaninë janë eliminuar nga Euro 2016 pasi u mposhtën nga Franca me rezultat 2-0.

Mustafi u inkuadrua në pjesën e dytë, por skuadra nuk arriti të bëjë më shumë.

Ai i ka falënderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa treguar edhe zhgënjimin e tij.

“Ende i zhgënjyer me humbjen e djeshme, do të doja të luaja në finale”.

Lexo më shumë: Pogba ia humb topin para syve Mustafit (Video)

“Megjithatë, turneu ishte një përvojë e madhe për të gjithë ne dhe jam krenar që jam pjesë e skuadrës! Faleminderit për mbështetjen tuaj! Ju premtoj, do të kthehemi edhe më i fortë!”, ka shkuar Musafi në rrjetet sociale.

Mustafi ka shënuar një gol në këtë kampionat kundër Ukrainës. /Telegrafi/