LAJMI I FUNDIT:

Mustafa merr përkrahje nga UNDP për mbështetjen e sektorit të pylltarisë

Mustafa merr përkrahje nga UNDP për mbështetjen e sektorit të pylltarisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të UNDP-së, të kryesuar nga koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin e pylltarisë.


Ministri Mustafa, i ka njoftuar ata për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet në sektorin e pylltarisë.

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Në anën tjetër, koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e sektorit të pylltarisë në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori