LAJMI I FUNDIT:

Musonda drejt Romës

Musonda drejt Romës

Sulmuesi anësor i Chelseat, Charly Musonda është rikthyer në Londër pas huazimit në La Liga.

Belgu i talentuar ishte për gjashtë muaj pjesë e skuadrës spanjolle Betis Sevilla por pa arritur të përshtatet mirë me futbollin spanjoll.


Kësisoj Musonda është rikthyer në Londër dhe pritet të huazohet përsëri nga Chelsea.

20-vjeçari është duke u kërkuar si huazim nga Roma për ta zëvendësuar egjiptianin Mohamed Salah i cili ndodhet në Afrikë me Kombëtaren e tij.

Dy klubet janë në bisedimet përfundimtare për huazimin e lojtarit në kryeqytetin italian.

Musonda është pjesë e Chelseat që nga viti 2012 kur iu bashkua londinezëve nga skuadra belge Anderlecht. /Telegrafi/