LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Si komision e kemi të pamundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi AKI-në

Musliu: Si komision e kemi të pamundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi AKI-në

Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot për herë të katërt ishin të ftuar drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të raportojnë për zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq javë më parë në Turqi, mirëpo as sot zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci nuk raportoi para këtij Komisioni.

Merovci me një shkresë zyrtare ka kërkuar nga Komisioni në fjalë që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.


Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu ka thënë se me ligj, Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e krijuar së fundmi, sepse sipas saj, Komisioni e ka të pamundur të ushtroj kontrollin, siç tha ajo demokratik mbi AKI-në.

E pyetur nga mediat se a është AKI aktualisht jashtë kontrollit, ajo tha se nuk dëshiron të paragjykoj për këtë, porse do të jenë transparent për zhvillimet e mëtutjeshme.

“Unë nuk dua të paragjykoj (se kjo Agjenci është jashtë kontrollit) dhe të përgjigjem për kompetencat që nuk më takojnë, sa i përket institucioneve tjera nuk e di a ju kanë përgjigjur apo jo (presidencës dhe zyrë së kryeministrit). Si komision e kemi të pamundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi këtë institucion. Do të ketë zhvillime në javën ardhshme si Komision, por nuk ka diçka konkrete që sot jap përgjigje për opinionin e gjerë. Por megjithatë ju do të njoftoheni me kohë për çdo veprim që do të marrim ne si Komision. Do të jemi transparent”, ka thënë Musliu.

Siç njofton KP, Musliu ka thënë se Komisioni unanimisht ka vendosur që bashkërisht të gjejnë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

“Është hera e katërt që ftojmë me ardhur në Komision për të na informuar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Tani më po dihet se drejtori nuk e ushtron detyrën  drejtorit, andaj, ne kemi kërkuar në bazë të ligjit dhe me të drejtat e saj, që në Komision të vij për të na njoftuar zëvendësdrejtori, siç u njoftuat zëvendës drejtori nuk ka ardhur. Për këtë Komisioni unanimisht konstaton se si Komision nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik ose thjesht anën ligjore mbi AKI-në. ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, theksoi  Musliu.

Ndryshe, pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, në këtë javë shefi i AKI-së Driton Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori